Dallimet e politikës së jashtme të kandidatëve presidencialë në SHBA
(last modified Sun, 06 Nov 2016 18:22:48 GMT )
Nëntor 06, 2016 19:22 Europe/Tirane
  • Dallimet e politikës së jashtme të kandidatëve presidencialë në SHBA

Politika e jashtme që do të ndjekë presidenti i ardhshëm i SHBA ka ngjallur interesim dhe ankth të madh në botë veçanërisht në një kohë tensionesh me Rusinë.

Por çfarë do të ndryshojë me zgjedhjen e demokrates apo të mbështeturit nga republikanët në Shtëpinë e Bardhë? Në rast të fitores së demokrates Hillari Clinton, politika e jashtme amerikane do të jetë më e orientuar drejt Europës. Për Hillary Clinton aleancën me partnerët e kontinentit të vjetër është e domosdoshme. Ashtu si të gjithë presidentët amerikanë, megjithatë, ajo do të ketë në konsideratë më shumë marrëdhëniet me vendet individuale dhe me institucionet e BE-së. Raportet e Clinton me Rusinë janë të këqija. Ashtu janë edhe marrëdhëniet personale mes Hillary Cliton e Vladimir Putin. Mosbesimi reciprok është shndërruar kohët e fundit në një përplasje shumë të hidhur. Kandidatja demokrate akuzoi presidentin rus për manovra për të dëmtuar zgjedhjen e saj duke mbështetur Donald Trump. Stafi i Hillary Clinton ka akuzuar në mënyrë të qartë Moskën si përgjegjëse e “sulmit kibernetik” brenda serverit të Partisë Demokratike. Në perspektivë tensionet në Evropën Lindore mund të rriten, si në very në veçanti në kufirin me Letoninë, si në Qendrën e Jugut, ku kriza ukrainase është ende e pazgjidhur. Duhet parë nëse, sapo të zgjidhet presidente, Clinton do të shohë ndonjë formulë bashkëjetese me Putin. Roli i Rusisë, për shembull, është i rëndësishëm për të gjetur një rrugëdalje për luftën në Siri. Përsa i përket politikës së SHBA në Lindjen e Mesme, mund të shihet një ndryshim në krahasim me strategjinë e presidentit Obama. Clinton është për një ndërhyrje vendimtare në Siri: do të kërkojë me forcë propozimin për një zonë të ndalim-fluturimit mbi vendin. Ndoshta edhe një qëndrim më të vendosur ndaj presidentit Bashar al Assad dhe aleatit të tij Putin. Duket e përjashtuar, për momentin, mundësia që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë trupa në terren. Për pjesën tjetër është e konfirmuar, natyrisht, aleanca me Izraelin. Fushata Hillary Clinton, për më tepër, është financuar nga një grup i sipërmarrësish kryesorë filo-Netanjahu të komunitetit hebre. Edhe për këtë fakt, del në dritë një e panjohur në marrëdhëniet me Iranin. Clinton ka mbështetur marrëveshjen bërthamore, por në krahasim me Obamën, do të ketë një qëndrim më të matur ndaj Teheranit. Parashikimet e shumicës dërrmuese të qendrave kërkimore se çfarë do të ndodhë në rast të fitores së Donald Trump, janë gjithnjë me një tendencë katastrofike. E vërteta është se mund të bëhen parashikime të përcipta, sepse askush nuk e di se çfarë ka në të vërtetë në mendje Donald Trump. Trump është mësuar t’i konsiderojë të gjitha aspektet e jetës si transaksionet. Por kriza të tilla si Siria, ku kryqëzohen interesa kontradiktore të fuqive rajonale, fraksioneve lokale, grupeve terroriste, subjekteve fetare, nuk zgjidhen duke firmosur një çek. Ai nuk e konsideron NATO-n një institucion themelor siç ka qenë që nga lufta e deri më sot. Do të dojë ta lehtësojë, por jo ta braktisë. Do t’u kërkojë europianëve të paguajnë më shumë. Clinton nuk i jep të drejtë, sepse thotë se ajo çfarë bën Amerika në NATO nuk është një shpenzim, por një investim. Politika e jashtme është ndoshta e panjohura më e madhe në rastin e një presidence të Trump. Instinkti i tij është izolacionist, nuk ka luftëra të reja, me iluzionin se Amerika mund të ruajë ndikimin e saj pa qenë nevoja të jetë fizikisht e pranishme në çdo pjesë të botës. Shqetësues për perëndimorët  është edhe manifestimi disa herë i respektit dhe vlerësimit për Putin. Disa në Perëndim i frikësohen një afrimi në bazë të marrëveshjeve që favorizojnë në mënyrë të qartë një Rusi më perandorake.

 

Tags