Kina ndërton anije automatike pa stafin drejtues
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34261-kina_ndërton_anije_automatike_pa_stafin_drejtues
Kina ka ndërtuar anije automatike që funksionon pa staf drejtues dhe ka kapacitete ushtarake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2016 03:28 Europe/Tirane
  • Kina ndërton anije automatike pa stafin drejtues

Kina ka ndërtuar anije automatike që funksionon pa staf drejtues dhe ka kapacitete ushtarake.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kina në kuadër të programeve për zhvillimin e teknologjisë ushtarake, së fundi ka publikuar disa pamje të cilat tregojnë se ky vend ka arritur të ndërtojë anije automatike që funksionon pa staf drejtues dhe ka kapacitete të veçanta ushtarake. Një prej funksioneve më të rëndësishme të kësaj anije e cila është e gjatë mbi 10 metra dhe mund të lundrojë me shpejtësi 45 milje në orë, është ky që ajo vepron pa patur nevojë për praninë e stafit drejtues në anije dhe mund të ndryshojë drejtimin e vet në rast se paraqitet rreziku i përballjes me ndonjë pengesë. Një gazetë ushtarake e Kinës në lidhje me këtë ka shkruar se kjo anije mund të pajiset me aparate të fotografimit dhe filmimit, si dhe me aparate optike dhe me radarë për vëzhgimin e zërit. Ushtria e Kinës do të ketë mundësi ta shfrytëzojë këtë anije automatike për operacione luftarake, për mbikëqyrjen e patrullimit bregdetar ose për zbulimin e nëndetëseve.