Medvdev: Nuk i lejojmë terroristët të kthehen në Rusi
Kryeministri i Rusisë ka theksuar se vendi i tij nuk i lejon terroristët e anëtarësuar në grupin terrorist ISIS që të kthehen në Rusi.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Dimitri Medvedev, kryeministri i Rusisë, deklaroi se me mijëra persona shtetas të Rusisë janë duke luftuar në radhët e grupit terrorist ISIS në Siri dhe kthimi i këtyre personave në vend është i rrezikshëm, prandaj ne nuk lejojmë që terroristët të kthehen në territorin e Rusisë. Medvedev në vazhdim shtoi se një prej qëllimeve të Rusisë në Siri është parandalimi i kthimit të këtyre personave në Rusi. Qëllimi i dytë i Rusisë në luftën me terroristët e ISIS sipas Medvedev, është të ndihmojë Sirinë për zgjidhjen e problemeve të brendshme. Qeveria e Sirisë ka kërkuar nga Moska që të bashkëpunojë në aspektin ushtarak për zgjidhjen e problemit dhe presidenti rus si komandanti suprem i të gjitha forcave, ka vendosur që të ofrojë këtë ndihmë për Sirinë vetëm duke llogaritur interesat kombëtare të këtij vendi. Ndërkohë problemi kryesor i koalicionit për luftë kundër terrorizmit në Siri, është mosndarja e opozitarëve moderatorë nga terroristët,- tha ndër të tjera kryeministri i Rusisë.