Ban Ki Moon kërkon luftimin e krimeve kundër ambientit
(last modified Tue, 08 Nov 2016 06:35:02 GMT )
Nëntor 08, 2016 07:35 Europe/Tirane
  • Ban Ki Moon kërkon luftimin e krimeve kundër ambientit

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar të luftohet kundër krimeve ndaj ambientit në botë.

Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB me anë të një mesazhi me rastin e ditës ndërkombëtare për ndalimin e shfrytëzimeve të paligjshme të ambientit dhe resurseve natyrore gjatë konflikteve të armatosure, ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të luftojë në mënyrë serioze kundër krimeve ndaj ambientit dhe tu japë fund shfrytëzimeve të paligjshme të resurseve natyrore. Ban Ki Moon shtoi se për të realizuar qëllimet e programit për zhvillim të qëndrueshëm në perspektivën e vitit 2030 që është paraparë nga OKB, të gjitha vendet duhet të kryejnë përgjegjësitë e tyre në mbrojtjen e ambientit në kohën e paqes ose në kohën e luftës. Administrimi jo i drejtë i resurseve natyrore në botë mund të shndërrohet në një faktor për shtimin e konflikteve në botë, mirëpo shfrytëzimi i drejtë i resurseve natyrore do të lehtësojë bashkëpunimet paqësore mes vendeve.

Tags