Tërhiqet propozimi i kryeministrit të ri të Koresë Jugore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34402-tërhiqet_propozimi_i_kryeministrit_të_ri_të_koresë_jugore
Presidentja e Koresë Jugore ka pranuar për të propozuar një kandidat tjetër për kryeministër të ri të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 08, 2016 10:48 Europe/Tirane
  • Tërhiqet propozimi i kryeministrit të ri të Koresë Jugore

Presidentja e Koresë Jugore ka pranuar për të propozuar një kandidat tjetër për kryeministër të ri të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Park Geon Hay, presidentja e Koresë Jugore, sot në takim me Chun Sie Geon, kryetarin e Parlamentit të Koresë Jugore, është pajtuar që në vend të Kim Biong Xhun të prezantojë një kandidat tjetër në Parlamentin e këtij vendi për postin e kryeministrit të ri. Presidentja e Koresë Jugore kishte prezantuar në Parlament Kim Biong Xhun për të marrë votëbesimin e deputetëve, mirëpo ky vendim ishte përballur me protesta të ashpra të partive politike. Pas skandaleve të publikimit të dokumenteve sekrete dhe të teksteve të fjalimit të presidentes jugkoreane, kjo e fundit është përballur me krizë politike dhe me kërkesa për tu larguar nga pushteti.