Pakistani merr përsëri në pyetje të dërguarin e Indisë
I ngarkuari me punë i Indisë për të tretën herë brenda javës është thirrur nga Ministria e jashtme e Pakistanit.
Mohamed Feisal, drejtor i departamentit për çështje aziatike i Ministrisë së jashtme të Pakistanit, ka njoftuar se sot Ministria e jashtme e Pakistanit e ka thirrur të dërguarin me punë të Indisë në Islamabad, për t'i dorëzuar atij një notë proteste për shkelje të armëpushimit në Kashmir. Nga të shtënat me armë në mbrëmjen e së hënës, u vranë tre persona në mesin e të cilëve ishe është një grua dhe katër persona të tjerë u plagosën. Marrëdhëniet Pakistan-Indi kohët e fundit janë përkeqësuar për shkak të vrasjes së 18 trupave hindu në një bazë ushtarake të Kashmirit. Të dyja vendet pretendojnë për pronësinë e Kashmirit.