Xhejl Stein: Amerika ka nevojë për sistem të ri votimi
(last modified Wed, 09 Nov 2016 07:32:23 GMT )
Nëntor 09, 2016 08:32 Europe/Tirane
  • Xhejl Stein: Amerika ka nevojë për sistem të ri votimi

Sipas një njoftimi të Press Tv, Xhejl Stein kandidate e partisë së gjelbër në Amerikë në një intervistë të saj ka thënë se kandidatët demokratë dhe republikanë për zgjedhjet presidenciale janë të rrezikshëm dhe të papranueshëm.

Kandidatja e partisë së gjelbër për zgjedhjet presidenciale në Amerikë ka thënë se nëse Trump futet në shtëpinë e bardhë kjo është e tmerrshme mirëpo edhe nëse Clinton fiton, përsëri qetësi nuk do të ketë. Sipas Stein që të dy këta kandidatë janë të rrezikshëm dhe të papërshtatshëm dhe për këtë sistemi i zgjedhjeve në Amerikë duhet të ndryshojë dhe nuk duhet të jetë në shërbim të një grupi të vogël por të fuqishëm. Sipas sondazheve Stein ka marrë 2% të mbështetjes së votuesve amerikanë duke qëndruar pas Geri Jonson nga radhët e partisë liberale. 5% e votuesve amerikanë mbështesin Johnson. Zakonisht kandidatët e këtyre partive nuk merren në konsideratë dhe lihen mënjanë në fushatën elektorale.

Tags