Turqia kërkon ekstradimin e Gylen nga SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34567-turqia_kërkon_ekstradimin_e_gylen_nga_shba
Kryeministri turk i kërkoi presidentit të zgjedhur amerikan të ekstradojë opozitarin turk Fethullah Gylen i cili është strehuar në SHBA.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 09, 2016 20:20 Europe/Tirane
  • Turqia kërkon ekstradimin e Gylen nga SHBA

Kryeministri turk i kërkoi presidentit të zgjedhur amerikan të ekstradojë opozitarin turk Fethullah Gylen i cili është strehuar në SHBA.

Binali Yildirim tha se deri tani Amerika nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Turqisë për ekstradimin e Gylen, por shprehu besimin se me zgjedhjen e Donal Trump në postin e presidentit, gjërat do të ndryshojnë. Nga ana e tij, presidenti turk Rexhep Tayiip Erdogan, sot deklaroi se shpreson që fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së do të sjellë në ndërmarrjen e hapave pozitivë për Lindjen e Afërt dhe të drejtat dhe liritë themelore në botë. “Shpresoj se kjo zgjedhje e popullit amerikan do të sjellë hapa pozitivë, të cilët do të jenë në dobi të botës lidhur me liritë themelore dhe të drejtat, demokracinë dhe zhvillimin e rajonit tonë”, theksoi Erdogan.