Mogherini thekson nevojën për zbatimin e marrëveshjes bërthamore
Shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se marrëveshja bërthamore e arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1, është një marrëveshje ndërkombëtare dhe të gjitha palët duhet t'i përmbahen zotimeve të tyre.
Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të mërkurën në një intervistë me kanalin televiziv CNN ka folur në lidhje me kërcënimet e pabaza të Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës, kundër marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe deklaroi: "Kjo marrëveshje është një marrëveshje ndërkombëtare dhe ajo ishte mbikëqyrëse për arritjen e saj, prandaj duhet të garantohet se të gjitha palët zbatojnë angazhimet e tyre". Mogherini shtoi: "Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 është miratuar në kuadër të rezolutës së KS të OKB. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe Grupit 5+1, nuk është një çështje dypalëshe ose njëpalëshe, por është një marrëveshja shumëpalëshe e vendosur në kuadër të rezolutave të OKB". Ajo gjithashtu në lidhje me politikën e jashtme të qeverisë së ardhshme të Amerikës, tha se qëndrimi i Evropës në lidhje me çështjet ndërkombëtare nuk është i varur nga politikat e Shtëpisë së Bardhë. Vlen të theksohet se Donald Trump i cili dje u zgjodh president i ardhshëm i Amerikës, shumë herë ka kundërshtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit me Grupin 5+1.