Hakerat sulmojnë bankat e mëdha të Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34648-hakerat_sulmojnë_bankat_e_mëdha_të_rusisë
Pesë bankat më të mëdha ruse janë duke u përballur me sulme të hakerave që nga dita e djeshme, kanë bërë të ditur burime të afërta me Bankën Qendrore të Rusisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 10, 2016 14:10 Europe/Tirane
  • Hakerat sulmojnë bankat e mëdha të Rusisë

Pesë bankat më të mëdha ruse janë duke u përballur me sulme të hakerave që nga dita e djeshme, kanë bërë të ditur burime të afërta me Bankën Qendrore të Rusisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se autoritetet e qeveritare të Rusisë kanë deklaruar se 5 bankat mëdha të Rusisë duke përfshirë edhe Asbar Bank dhe Alfa Bank të cilat konsiderohen bankat më të mëdha të Rusisë, të mërkurën kanë konfirmuar sulmet kibernetike kundër sistemeve kompjuterike të tyre dhe këto janë sulmet e para që janë kryer në vitin 2016 kundër bankave ruse. Sulmet kanë filluar dje në ora 16:00, sipas kohës së Moskës dhe janë duke vazhduar ende. Nuk është bërë e ditur për dëmet që mund t’u janë shkaktuar bankave apo klientëve të tyre. Kurse në një raport zyrtar, Banka Qendrore ruse ka njoftuar se janë sulmuar pesë institucione të larta financiare. Hakerat edhe vitin e kaluar gjithashtu kanë sulmuar tetë banka të mëdha të Rusisë. Pas publikimit të lajmeve në Amerikës se një grup hakerash në Amerikë kanë depërtuar në sistemet kompjuterike të Rusisë duke përfshirë edhe sistemet kompjuterike të pallatit të Kremlinit, Moska në mënyrë zyrtare ka kërkuar shpjegime nga Uashingtoni.