Përfundon takimi Obama-Trump
(last modified Thu, 10 Nov 2016 18:01:44 GMT )
Nëntor 10, 2016 19:01 Europe/Tirane
  • Përfundon takimi Obama-Trump

Ka përfunduar pas më shumë se një ore takimit midis presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe paraardhësit të tij, Barack Obama.

Pas përfundimit të takimit, Trump tha se kishin diskutuar për situata të ndryshme, ndërsa Obama deklaroi se kishin diskutuar për një tranzicion të butë të pushtetit. Takimi u zhvillua në zyrën Ovale dhe është momenti kur simbolikisht nis transferimi i pushtetit nga njëri president tek tjetri. Trump shoqërohej edhe nga kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, si dhe nga zv/Presidenti Mike Pence, i cili do të takojë zëvendëspresidentin Joe Biden. Pasardhësi i tij ka premtuar se do të rrëzojë ligjin e Obamës për një sistem shëndetësor falas për të gjithë. Ndërkohë, përveç dy presidentëve, edhe Michellle Obama zhvilloi një takim privatisht në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë me bashkëshorten e Trump, Melania Trump, e cila do të jetë zonja e parë e vendit. Presidenti i ri amerikan merr detyrën zyrtarisht më 20 janar të vitit të ardhshëm.