Shtëpia e Bardhë: Obama nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Trump
(last modified Fri, 11 Nov 2016 06:33:34 GMT )
Nëntor 11, 2016 07:33 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë: Obama nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Trump

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë pas takimit të parë mes Barak Obama dhe Donald Trump, vuri në dukje se bisedimet e të dy palëve në këtë takim janë përqendruar në çështjet përkatëse me transferimin e pushtetit dhe deklaroi se qëndrimi i Obama në ndaj Trump nuk ka ndryshuar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Xhosh Ernest të enjten tha se takimi në fjalë ishte përqendruar në bisedimet rreth periudhës së transferimit, administrimit dhe organizimit të Shtëpisë së Bardhë, politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare. Në këtë takim janë biseduar edhe çështjet për të cilat parashikohej që Obhama të fliste me krerët evropianë gjatë turneut të tij që së shpejti do ta zhvillojë në Evropë dhe në Amerikën Latine. Ernest gjithashtu shtoi se Obama gjithashtu ka të njëjtin qëndrim ndaj Trump të cilin e ka marrë menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale, mirëpo qëndrimi i tij se Trump nuk është personi i merituar për të marrë detyrën e presidentit të SHBA-ve, nuk ka ndryshuar akoma.