Rusia kërkon garanci për zbatimin e armëpushimit humanitar në Alepo
Ministria e mbrojtjes e Rusisë deklaroi se zyra e OKB në Siri duhet të konfirmojë zyrtarisht mundësinë e dërgimit të ndihmave humanitare në lindje të Alepo. I
gor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, deklaroi se zyra e OKB në Siri duhet ët garantojë zyrtarisht se në rast të vendosjes së armëpushimit humanitar nga Rusia, do të jetë i mundur dërgimi i ndihmave humanitare në pjesën lindore të Alepos, që kontrollohet nga terroristët. Konashenkov tha se Rusia është e gatshme të vendosë një armëpushim humanitar për tu ardhur në ndihmë civilëve në pjesën lindore të Alepos, por ky operacion kushtëzohet nga garancia zyrtare e OKB. Ai shtoi se Rusia është e gatshme të dërgojë ndihma humanitare dhe të evakuojë civilët dhe të plagosurit në Alepo, por terroristët hapin zjarr ndaj çdokujt që përpiqet të largohet nga pjesa lindore e këtij qyteti.