Valë e re e rezolutave anti-izraelit në KS të OKB
Nëntor 12, 2016 15:54 Europe/Tirane
Përfaqësuesi i Izraelit në OKB njoftoi se në KS të OKB ka nisur një valë e re e rezolutave anti-izraelite.
Deni Danon, përfaqësuesi i Izraelit në OKB, tha se në ditët e fundit të mandatit të presidentit amerikan Barak Obama, po bëhen përpjekje serioze për miratimin e disa rezolutave anti-izraelite në KS të OKB, të cilat do të kenë pasoja negative për Tel Avivin. Danon shtoi se në këtë kuadër, Izraeli po përpiqet të pengojë miratimin e këtyre rezolutave dhe shpreson shumë tek administrata e ardhshme amerikane për pengimin e këtyre rezolutave. Që prej themelimit të OKB në vitin 1945 e deri tani, Amerika ka përdorur veton ndaj 80 rezolutave të OKB, që kritikonin Izraelin.
Tags