Stoltenberg paralajmëron presidentin Trump
(last modified Sun, 13 Nov 2016 08:58:12 GMT )
Nëntor 13, 2016 09:58 Europe/Tirane
  • Stoltenberg paralajmëron presidentin Trump

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, në një artikull shkruar për gazetën The Observer ka thënë: Zgjedhja e Trump ka krijuar për perëndimin sfidën më të madhe të sigurisë.

Sa i përket politikave të dyshimta të  Trump në çështjen e jashtme, tha se Amerika dhe Evropa duhet të kenë më shumë bashkëpunim dhe ato kanë vlera të pandryshueshme. Deklarata e Stoltenberg ka ardhur pas shqetësimeve të shumta të Evropës në çështjen e sigurisë pas zgjedhjes së Donald Trump në postin e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët edhe Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian është shprehur kundër udhëheqësit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke iu përgjigjur pyetjes së një studenteje gjatë një debati me të rinjtë në Luksemburg, Juncker u shpreh pa doreza se fitorja e republikanit rrezikonte të prishte ekuilibrat ndërkontinentalë, në thelb dhe në strukturë. Zgjedhja e Donald Trumpit president rrezikon të dëmtojë ekuilibrat ndërkontinentalë. Me të do të humbasim dy vite kohë, pasi ai duhet t’i bjerë rreth e qark një bote, të cilën nuk e njeh. Ndërsa në përgjithësi, vizioni i tij për refugjatët dhe amerikanët me ngjyrë është shumë larg bindjeve tona. Gjithsesi, ai shtoi se gjatë karrierës së tij të gjatë në politikë kishte punuar me 4 presidentë amerikanë, duke shtuar se kishte konstatuar faktin që, mes gjërave që thuhen në fushatë dhe atyre që bëhen ka gjithmonë një dallim. Sipas kreu të Komisionit Europian, zgjedhja e miliarderit vë në dyshim aleancën e NATO-s dhe kësisoj modelin mbi të cilin mbështetet mbrojtja e Evropës. Idetë e Trumpit duket se nuk i pëlqejnë aspak Junckerit, që pohoi se ndaj refugjatëve dhe amerikanëve me ngjyrë, ai sillet në një mënyrë që nuk reflekton bindjet dhe ndjenjat evropiane.

Tags