Trump i vendosur për të dëbuar emigrantët e jashtëligjshëm nga Amerika
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35116-trump_i_vendosur_për_të_dëbuar_emigrantët_e_jashtëligjshëm_nga_amerika
Donald Trump presidenti i sapo zgjedhur i Amerikës, me tu futur në shtëpinë e bardhë do të zbatojë vendimin e tij për dënimin e milion emigrantëve të jashtëligjshëm nga Amerika. Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Trump nuk ka hequr dorë nga premtimet e tij elektorale, pavarësisht të gjitha hamendësimeve se deklaratat e tij ishin për efekt fushate.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2016 06:58 Europe/Tirane
  • Trump i vendosur për të dëbuar emigrantët e jashtëligjshëm nga Amerika

Donald Trump presidenti i sapo zgjedhur i Amerikës, me tu futur në shtëpinë e bardhë do të zbatojë vendimin e tij për dënimin e milion emigrantëve të jashtëligjshëm nga Amerika. Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Trump nuk ka hequr dorë nga premtimet e tij elektorale, pavarësisht të gjitha hamendësimeve se deklaratat e tij ishin për efekt fushate.

Në intervistën e tij të parë si President për mediat amerikane, Trump tha se do të dëbojë rreth tre million emigratë të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe do të ndërtojë murin me Meksikën. Kësaj radhe ai shtoi se barriera kufitare në disa pjesë do të jetë edhe gardh dhe në disa të tjera mur. Pas të gjitha analizave se gjithçka ka qenë për efektin fushatë, Donald Trump u rikthehet premtimeve elektorale në intervsitën e parë dhënë si President i Shteteve të Bashkuara. Ai deklaroi se do të ndërtojë murin me Meksikën dhe se do të deportojë tre milionë emigrantë të paligjshëm nga vendi. Megjithatë Presidenti i sapozgjedhur shtoi se barriera kufitare  mund të ndërtohet pjesërisht gardh dhe jo domosdoshmërisht mur.