Vriten 100 myslimanë shiitë në Nigerie
(last modified Tue, 15 Nov 2016 06:35:09 GMT )
Nëntor 15, 2016 07:35 Europe/Tirane
  • Vriten 100 myslimanë shiitë në Nigerie

Numri i personave të vrarë ditën e hënë nga sulmet e ushtrisë së Nigerisë kundër myslimanëve shiitë në qytetin Kanu të këtij vendi, ka arritur në 100 persona.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Lëvizja Islamike e Nigerisë ka deklaruar se myslimanët shiitë të Nigerisë gjatë një ceremonie të zimbajtjes me rastin e përvjetorit të Arbainit Huseinit ishin duke ecur në këmbë nga qyteti Kanu në drejtim të qytetit Kaduna kur janë sulmuar nga forcat e ushtrisë së këtij vendi. Në këtë sulm janë vrarë të paktën 100 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë. Forcat e ushtrisë së Nigerisë për të shpërndarë myslimanët shiitë të mbledhur në mënyrë paqësore në një ceremoni të zimbajtjes me rastin e Arbainit të Imam Huseinit (a.s.), kanë përdorur gazin lotsjellës dhe plumba luftarak. Ky sulm ka ndodhur në kohën kur Komisioni i të Drejtave Islame të Njeriut me qendër në Londër ka kërkuar nga qeveria e Nigerisë që të garantojë sigurinë e myslimanëve gjatë ceremonive që organizohen me rastin e përvjetorit të Arabainit të Imam Huseinit (a.s.). Ndërkohë, organizata Amnisty International ka akuzuar ushtrinë e Nigerisë për vrasjen e mbi 350 myslimanëve shiitë gjatë periudhës 12-14 dhjetor 2015 në rajonin Zarja në provincën Kaduna dhe varrosjen e tyre në një varrë masiv. Vlen të theksohet se Alame Shejkh Ibrahim Zakzaki, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Islamike të Nigerisë, ndodhet në burg.

Tags