Takimi i krerëve të Amerikës dhe Greqisë
Presidenti i Amerikës në takim me homologun e tij grek në Athinë, ka theksuar rëndësinë e Aleancës Veri-Atlantike NATO në sigurinë e Evropës.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se gjatë takimit me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, Obama tha se administratat demokrate dhe republikane në Shtetet e Bashkuara, e njohin rëndësinë e NATO-s për raportet trans-atlantike. Uashingtoni dhe Athina bashkëpunojnë në kuadër të NATO-s për të luftuar kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe ky bashkëpunim bëhet për të garantuar sigurinë e Amerikës dhe të Evropës. Obama vuri në dukje edhe fitoren e Donal Trump, kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale të Amerikës dhe shtoi: "Qeveritë demokrate dhe republikane në Amerikë gjithnjë besojnë se aleanca e NATO-s është plotësisht e domosdoshme dhe me ndryshimin e qeverisë në Amerikë, nuk ndërpritet aktiviteti i kësaj Aleance. Ai në lidhje me problemet ekonomike ka thënë se masat e kursimeve ekonomike nuk mund të zgjidhin në mënyrë të vetme këto probleme. Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos në këtë takim tha se Greqia ka bërë përpjekje të mëdha për zgjidhjen e krizës së saj financiare, mirëpo aleatet evropianë duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të ndihmuar zgjidhjen e kësaj krize.