Të shtëna me armë zjarri në Pensilvani
Nga të shtënat me armë zjarri në Pensilvani, 1 persona ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Associated Press sipas të cilës të shtënat me armë zjarri janë regjistruar në një market në Luit Town që ndodhet 20 milie në verilindje të Filadelfias. Policia njoftoi se personi i plagosur është dërguar në spital ndërkohë që nuk dihen arsyet e përdorimit të armëve të zjarrit. Që nga fillimi i këtij viti e deri tani mbi 50 mijë raste të përdorimit të armëve të zjarrit janë raportuar në të gjithë Amerikën. Nga të përdorimi i armëve të zjarrit mbi 12 ijë e 800 persona kanë humbur jetën dhe mbi 26mijë të tjerë janë plagosur. 332 raste të përdorimit të armëve kanë qenë për vrasje me qëllim.