OKB nxjerr rezolutë kundër Rusisë
Nëntor 16, 2016 08:13 Europe/Tirane
OKB ka nxjerrë një rezolutë kundër veprimeve të Rusisë në gadishullin e Krimesë dhe banorëve që jetojnë në këtë rajon.
OKB me 73 vota pro kundrejt 23 votave kundër ka nxjerrë rezolutë kundër Rusisë. Rezoluta është e përbërë nga 4 faqe dhe në të, Rusia dënohet për akte raciste kundër banorëve në Krime dhe sidomos kundër etnisë Tatare. Amerika, Kanadaja Anglia dhe disa vende të tjera ishin pro miratimit të kësaj rezolute ndërsa Irani, Kazakistani dhe India kanë kundërshtuar rezolutën në fjalë. Me anë të kësaj rezolute OKB i ka kërkuar Moskës që sa më shpejt tu japë fund veprimeve në Krime dhe në Ukrainë. Ndërkohë diplomatët rusë, miratimin e kësaj rezolute e kanë quajtur të politizuar.
Tags