Protestuesit pushtojnë Parlamentin në Brazil
Protestuesit kundër qeverisë në Brazil të mërkurën kanë pushtuar Parlamentin e këtij vendi dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë për stabilizimin e çështjeve të këtij vendi.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Brazili që nga muaj gusht kur u shkarkua presidentja Dilma Roseff me akuzë të korrupsionit financiar, po përballet me një krizë dhe kaos politikë. Protestuesit brazilianë që janë kundër qeverisë së këtij vendi, të mërkurën kanë pushtuar Parlamentin dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë për stabilizimin e çështjeve të këtij vendi të madh në Amerikën Latine. Protestuesit kanë hedhur slogane kundër planit të qeverisë së presidentit Michael Tamar për procesin e privatizimit në këtë vend. Senati i Brazilit në fillim të muajit shtator të këtij viti votoi pro shkarkimit të presidentes Dilma Roseff për shkak të akuzave kundër saj për keqpërdorim të buxhetit kombëtar të këtij vendi.