Rusia arreston 5 pjesëtarë të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35497-rusia_arreston_5_pjesëtarë_të_isis
Agjentët e sigurisë së Rusisë kanë arrestuar 5 persona të lidhur me grupin terrorist ISIS në rajonin e Kaukazit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2016 16:52 Europe/Tirane
  • Rusia arreston 5 pjesëtarë të ISIS

Agjentët e sigurisë së Rusisë kanë arrestuar 5 persona të lidhur me grupin terrorist ISIS në rajonin e Kaukazit.

Agjencia ruse e lajmeve Segodnia, bëri të ditur se këta 5 terroristë të ISIS kishin planifikuar të kryenin operacione spiunazhi në republikën e  Ingushetisë, por u zbuluan dhe u arrestuan nga forcat ruse të sigurimit. Gjithashtu në banesat e tyre janë zbuluar sasi të mëdha eksplozivi, bomba të përgatitura, armë automatike dhe municione. Gjykata e qytetit Magas në Republikën e Ingushetisë, ka dhënë urdhër për arrestimin dhe gjykimin e këtyre 5 terroristëve.