Lavrov dhe Kerry bisedojnë për zgjidhjen e krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35665-lavrov_dhe_kerry_bisedojnë_për_zgjidhjen_e_krizës_në_siri
Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë dhe Xhon Kerry, shefi i DASH, në një bisedë telefonike kanë biseduar rreth situatës më të fundit në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 19, 2016 04:22 Europe/Tirane
  • Lavrov dhe Kerry bisedojnë për zgjidhjen e krizës në Siri

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë dhe Xhon Kerry, shefi i DASH, në një bisedë telefonike kanë biseduar rreth situatës më të fundit në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, të premten ka deklaruar se biseda telefonike e shefave të diplomacisë ruse dhe amerikane, temë kryesore ka patur situatën në pjesën lindore të Alepos në Siri. Kjo bisedë telefonike është zhvilluar si vazhdimësi e negociatave të të dy palëve që kanë filluar në mëngjesin e ditës së premte në Lima, kryeqytetin e Perus. Në këto negociata zhvillimet në Siri kanë qenë në qendër të vëmendjes përkrah disa çështjeve të tjera ndërkombëtare duke përfshirë edhe konfliktin në Jemen.