Mogherini takohet me opozitarët sirianë
Shefja e diplomacisë evropiane është takuar me disa krerë të grupeve të ndryshme opozitare siriane dhe ka biseduar në lidhje me të ardhmen politike të Sirisë dhe zhvillimet më të fundit në këtë vend. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se zyra e znj.
Federika Mogherini ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se shefja e diplomacisë evropiane të premten është takuar me Jahja Kzmani, zv/koordinator i komitetit të lartë negociator të opozitarëve sirianë, me Enes Al-Abdeh, kryetar i koalicionit të ashtuquajtur kombëtar i krupeve opozitare të Sirisë, si dhe me Hasan Abduladhim, koordinator i komitetit për koordinim kombëtar dhe me delegacionet shoqëruese me të cilët ka biseduar në lidhje me situatën në Siri. Në këtë deklaratë është theksuar nevoja për tu dhënë fund luftimeve në Siri dhe për fillimin e negociatave politike në bazë të rezolutave të KS të OKB.