Merkel kundër sanksioneve ndaj Rusisë
Kancelarja Angela Merkel ka sqaruar se në takimin e presidentit amerikan Barak Obama me liderët evropianë nuk është diskutuar për sanksione kundër Rusisë për rolin e saj në luftën siriane.
Por kancelarja gjermane tha gjithashtu se udhëheqësit kishin diskutuar sanksionet kundër Rusisë sa i përket rolit të saj në konfliktin e Ukrainës. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të premten se Presidenti Barack Obama dhe liderët evropianë nuk kanë diskutuar vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për përfshirjen e saj ushtarake në Siri, gjatë takimit që ata patën në Berlin. “ Ne nuk kemi diskutuar në terma konkretë për sanksionet kundër Rusisë”, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy pas bisedimeve me Presidentin Barak Obama, atë francez Francois Hollande, kryeministrin italian Matteo Renzi dhe atë britanike Theresa May. Por kancelarja gjermane tha gjithashtu se udhëheqësit kishin diskutuar sanksionet kundër Rusisë sa i përket rolit të saj në konfliktin e Ukrainës. Merkel shtoi se nuk është marrë ende asnjë vendim për zgjerimin e sanksioneve, por shtoi se përparimi drejt zbatimit të marrëveshjes së Minskut nuk ishte e mjaftueshme. Kurse kryeministri spanjoll Rajoy tha se udhëheqësit folën për nevojën e një qasje humanitare në Siri, si dhe rifillimin e bisedimeve për zgjidhjen e konfliktit. Takimi me liderët europianë ishte i fundit i Barak Obamës si president në vendet e Bashkimit Europian. Në udhëtimin e tij të lamtumirës Obama zgjodhi Greqinë, e të cilën e falenderoi për kontributin e saj në krizën e emigrantëve dhe Gjermaninë, partnerin e tij më të forte në Europë në tetë vitet e tij presidenciale.