Rusia sulmon me raketa balistike terroristët në Siri
Nëntor 19, 2016 19:21 Europe/Tirane
Rusia ka përdorur raketa të reja balistike me rreze të mesme veprimi, për të bombarduar pozicionet e terroristëve në Siri.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se bombarduesit strategjik TU-95 MS kanë sulmuar me raketa balistike X-101 pozicionet e grupeve terroriste ISIS dhe Al Nusra në provincat Idlib dhe Homs të Sirisë. Këta bombardues janë ngritur nga bazat në Rusi dhe nga Deti Mesdhe kanë sulmuar me raketa balistike me rreze të mesme veprimi vendstrehimet, kampet stërvitore, si dhe depot e armatimeve të terroristëve. Mundësia e gabimit të raketës balistike X-101 që lëvizë me shpejtësi 270 metër në sekondë, në distancën 5000 km është vetëm 5 metër.
Tags