Tre milionë punëtorë evropianë dënojnë bashkëpunimin e BE me Izraelin
Përfaqësuesit e mbi tre milionë punëtorëve evropianë kanë dënuar partneritetin e Bashkimit Evropianë në krimet e Izraelit kundër popullit të shtypur të Palestinës.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se përfaqësuesit e mbi tre milionë punëtorëve evropianë në kuadër të 29 sindikatave, në një takim të zhvilluar në Bruksel, kanë kërkuar nga BE që të ndërpresë marrëdhëniet ekonomike të tij me regjimin sionist për shkak të shkeljes së ligjeve ndërkombëtare nga ky regjim. Pjesëmarrësit në këtë takim dyditor i cili u zhvillua me temë shqyrtimi i krimeve të regjimit izraelit kundër popullit të Palestinës, kanë organizuar edhe një protestë kundër këtij regjimi. Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë kërkuar t'i jepet fund ndërtimit të murit racist dhe zgjerimit të kolonive sioniste në territoret e Palestinës, si dhe ndaljen e krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës. Vlen të theksohet se regjimi sionist me ndërtimin e murit racist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan me pretekst të ndalimit të hyrjes së luftëtarëve palestinezë në territoret e pushtuara, ka uzurpuar me qindra hektarë tokë të palestinezëve.