Putin i përgjigjet negativisht Japonisë për ishujt Kuril
Presidenti i Rusisë ka theksuar vazhdimin e qëndrimeve të këtij vendi në lidhje me katër ishujt Kurili Jugor dhe deklaroi se këta ishuj janë pjesë e pandashme e territorit të Rusisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, një ditë pas bisedimeve të tij me Shinzu Abe, kryeministrin e Japonisë, deklaroi se ishujt Kurili Jugor janë pjesë e pandashme e territorit të Rusisë, mirëpo Moska ashtu si në të kaluarën është e gatshme të fillojë bisedimet me palën japoneze për zgjidhjen e çështjeve të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore. Putin ka shtuar se është i vetëdijshëm për qëndrimet e Tokios e cila insiston në pronësinë e katër ishujve Kuril, prandaj kjo çështje duhet të negociohet. Presidenti rus në vazhdim tha gjithashtu se Moska dhe Tokio synojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e Paqes së Luftës së Dytë Botërore. Ai shtoi: "Duhet mbështetën këto përpjekje për të shtuar besimin reciprok dhe një prej rrugëve në këtë drejtim është shtimi i bashkëpunimeve dhe për këtë arsye i kemi propozuar kryeministrit të Japonisë shtimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve".