Tërmet i fuqishëm në Japoni dhe në Zelandën e Re
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35947-tërmet_i_fuqishëm_në_japoni_dhe_në_zelandën_e_re
Një tërmet me magnitudë 7.4 ka ndodhur në verilindje të Japonisë pranë prefekturës së Fukushimës duke paralajmëruar një cunam me dallgë 3 metra të lartë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 22, 2016 06:38 Europe/Tirane
  • Tërmet i fuqishëm në Japoni dhe në Zelandën e Re

Një tërmet me magnitudë 7.4 ka ndodhur në verilindje të Japonisë pranë prefekturës së Fukushimës duke paralajmëruar një cunam me dallgë 3 metra të lartë.

Kanali televiziv NHK i Japonisë njoftoi se tërmeti goditi këtë zonë në mëngjesin e së martës në ora 06:00  sipas orës lokale dhe thellësia e tërmetit ka qenë 10 km. Në 2011 një cunami i madh ndodhi për shkak të një tërmeti të madh që dëmtojë rëndë centralin bërthamor të Fukushimës. Alarm për cunam ka rënë edhe në prefekturën Miyagi, ku në portin Sendai janë vënë re dallgët 1.4 metra. TV japonez NHK raporton se i është bërë thirrje popullsisë të evakuohen. Fillimisht agjencia e mbikëqyrjes gjeologjike amerikane tha se tërmeti kishte qenë me magnitudë 7. 3 ballë por më pas e uli në 6.9 ballë më pak se sa thanë autoritetet japoneze. Një tërmet tjetër me magnitudë 6.3, sot ka goditur edhe pjesën qendrore të Zelandës së Re. Sipas burimeve informative, epiqendra e këtij tërmeti ishin brigjet North Ailand 138 km në veri të Palmerstonit dhe thellësia e tij ishte 37 km. Deri më tani nuk është raportuar për dëme ose viktimat e mundshme të këtij tërmeti.