Gjermania mbështet luftën kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35968-gjermania_mbështet_luftën_kundër_terrorizmit
Ministri i jashtëm i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier ka mbështetur Irakun në luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 22, 2016 08:43 Europe/Tirane
  • Gjermania mbështet luftën kundër terrorizmit

Ministri i jashtëm i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier ka mbështetur Irakun në luftën kundër terrorizmit.

Në një takim të mbajtur në Berlin me ministrin e  jashtëm irakian Ibrahim Xhaafari, shefi i diplomacisë gjermane tha se përballja dhe lufta kundër terrorizmit takfirist, ka mbështetjen e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe në veçanti të Gjermanisë. Kjo deklaratë e kreut të diplomacisë gjermane vjen në kohën kur Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar në një konferencë për shtyp se do të rikandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm. Duke folur nga selia e partisë së saj unioni Kristian Demokrat, Merkel tha se do të kërkojë kreun e partisë  dhe si pasojë edhe atë të kancelares. “E kam menduar këtë skenar për një kohë të gjatë dhe jam e gatshme të konkurroj përsëri për këtë post,” tha Merkel pas një mbledhje me kryesinë e partisë së saj të qendrës së djathtë. Por zgjedhjet e 2017 nuk do të jenë shumë të lehta për Merkel për shkak të rritjes së pakënaqësisë në popull si pasojë e politikave të saj të dyerve të hapura për emigrantët. Nga kjo pakënaqësi partitë e ekstremit të djathë kanë fituar më shumë terren, dhe sondazhet e fundit tregojnë se 55 % e gjermanëve e duan Merkelin për një mandat të katërt, por 39% janë kundër saj. Në shtator kur partia e saj CDU pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e Landit të Berlinit, Merkel tjha se duhet ta kishte trajtuar ndryshe krizën e emigrantëve. Nëse Merkel fiton në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe shërben për një mandat të plotë katër vjeçar, ajo do të barazojë qeverisjen e kancelarit Helmut Kohl, i cili qëndroi në post për një periudhë rekord prej 16 vjetësh.