Majmuni shkakton vrasjen e 20 në Libi
(last modified Tue, 22 Nov 2016 14:30:08 GMT )
Nëntor 22, 2016 15:30 Europe/Tirane
  • Majmuni shkakton vrasjen e 20 në Libi

Të paktën 20 persona janë vrarë deri më tani nga përleshjet midis dy fiseve në qytetin e Libisë Sabha, pas një incidenti që shkaktoi një majmun.

Majmuni, sipas mediave lokaleve, ka sulmuar një nxënëse dhe kjo ka bërë që familjarët e saj të kërkojnë hakmarrje. Tre burra vranë së bashku kafshën pas përplasjeve të para. Por, luftimet midis klaneve “Avlad Sulejman” dhe “Guedadfa” nuk përfunduan këtu. Numri i viktimave shkoi duke u rritur dhe humbjet më të mëdha i ka grupi “Avlad Sulejman”. Burimet informative bëjnë të ditur se tanke, raketa dhe armë të tjera të rënda janë përdorur nga luftimet, ku të paktën 50 persona mbetën të plagosur. Fisi “Guedadfa” i përket ish-liderit libian Muamar Gadafi.  Disa porte thonë se majmuni ka arritur t’i heqë vajzës shaminë nga koka dhe e ka dëmtuar atë. Marrëdhëniet midis dy grupeve kanë qenë të acaruara për vite të tëra dhe ka mjaftuar me sa duket një shkëndijë për të shkaktuar gjakderdhje. Qyteti Sabha është qendër e trafikut të emigrantëve dhe armëve.

 

Tags