Zv/ministri i jashtëm i Rusisë kritikon OKB
Zv/ministri i jashtëm i Rusisë ka kritikuar OKB për shkak të vonesës në organizimin e takimit mes palëve siriane.
Genadi Gatilov ka thënë: Stefan de Mistura nuk duhet të shtyjë organizimin e takimit mes palëve siriane me pretekstin e luftimeve në Alepo. De Mistura me pretekstin e kushteve të veçanta në Siri nuk ka ftuar palët që të diskutojnë në Gjenevë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Siri. De Mistura është i mendimit se për nisjen e bisedimeve më parë duhen përmirësuar kushtet në pjesë lindore të Alepo dhe kushtet për banorët e kësaj pjese. Mirëpo siç tha zv/ministri i jashtëm i Rusisë, për rinisjen e bisedimeve mes palëve siriane, nuk duhen vendosur parakushte. Ai e cilësoi të domosdoshme pjesëmarrjen e kurdëve të Sirisë në këto bisedime dhe tha se kurdët janë një forcë ushtarake dhe politike në Siri të cilët luftojnë terrorizmin dhe duhet të marrin vendime në fatin përfundimtar të shtetit të ardhshëm në Siri. Raundi i fundit i bisedimeve jo direkte mes palëve siriane, është mbajtur në prill të vitit 2016.