Donald Trump thyen  premtimin  për NATO-n
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36199-donald_trump_thyen_premtimin_për_nato_n
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka siguruar shefit te NATO-s se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj aleancës ushtarake, edhe pse ka bërë kritika të mëdha gjatë fushatës së suksesshme presidenciale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2016 13:29 Europe/Tirane
  • Donald Trump thyen  premtimin  për NATO-n

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka siguruar shefit te NATO-s se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj aleancës ushtarake, edhe pse ka bërë kritika të mëdha gjatë fushatës së suksesshme presidenciale.

Gjatë fjalimeve të mbajtura muajt e fundit, Trump u ka thënë përkrahësve se: “NATO është vjetërsuar dhe nuk përfaqëson më vlera pozitive për SHBA-ne”. Madje, Trump ka deklaruar  se shpërbërja e NATO-s nuk do të ishte aspak e keqe. Në atë që duket se është kthesa më e fundit e ndryshimit të qëndrimeve që kur u zgjodh president, Trump raportohet të jetë tërhequr nga kritikat e bëra ndaj aleancës ushtarake të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot për “BBC” se kishte folur personalisht me Trump-in pasi u shpallen rezultatet e zgjedhjeve. “Trump me ka thënë mua dhe liderëve evropianë pas zgjedhjes i president se ai dhe Shtetet e Bashkuara do të mbesin të përkushtuara ndaj NATO-s dhe se garancia për sigurinë evropiane qëndrojnë,” ka thënë Stoltenberg.