FMN konfirmon deficitin buxhetor të Arabisë Saudite
(last modified Thu, 24 Nov 2016 16:55:12 GMT )
Nëntor 24, 2016 17:55 Europe/Tirane
  • FMN konfirmon deficitin buxhetor të Arabisë Saudite

Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi se Arabia Saudite përballet me një deficit buxhetor prej 13 %.

Gjithashtu FMN paralajmëroi se masat e kursimit të ndërmarra nga qeveria saudite si marrja e tatimeve për transaksionet financiare të shtetasve të huaj do të kenë ndikime negative dhe do të bëhen shkak për largimin e të huajve nga vendet arabe të Gjirit Persik. Aktualisht, shtetasit e huaj në vendet arabe dërgojnë çdo vit 84 miliardë $ në vendet e tyre dhe taksa 5 % mbi transaksionet e parave kanë shkaktuar pakënaqësinë e shtetasve të huaj. Problemet financiare nga njëra anë dhe nevoja akute për punëtorë të huaj, janë faktorë që rëndojnë krizën ekonomike dhe financiare të vendeve arabe të Gjirit Persik.

 

Tags