Edhe Human Rights Watch del hapur kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36265-edhe_human_rights_watch_del_hapur_kundër_trump
Human Rights Watch i ka bërë thirrje presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump që të tërhiqet nga propozimet e tij polemizuese të bëra gjatë fushatës zgjedhore, sepse nëse ai do t'i zbatojë, ato, atëherë do të dëmtohen miliona njerëz në Amerikë dhe më gjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 25, 2016 03:52 Europe/Tirane
  • Edhe Human Rights Watch del hapur kundër Trump

Human Rights Watch i ka bërë thirrje presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump që të tërhiqet nga propozimet e tij polemizuese të bëra gjatë fushatës zgjedhore, sepse nëse ai do t'i zbatojë, ato, atëherë do të dëmtohen miliona njerëz në Amerikë dhe më gjerë.

Në një letër dërguar Trump nga drejtori ekzektuiv i Human Rights Watch Keneth Roth, janë cituar disa deklarata të diskutueshme të Trump në lidhje me torturën, burgun ushtarak Guantanamo, emigracionin, refugjatët, të drejtat e grave, kujdesin shëndetësor, lirinë e mediave, etj. Roth në këtë letër ka thënë se Trump duhet të përmbushë obligimet e SHBA sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare. "Si president, ju do të keni përgjegjësi të madhe për të parandaluar miratimin e zotimeve të rrezikshme dhe propozimet që janë bërë në kuadër të fushatës", shkroi Roth. "Hapi i parë do të jetë padyshim tërheqja e propozimeve të tilla dhe angazhimi për të respektuar detyrimet e SHBA në bazë të të drejtave ndërkombëtare të njerut dhe të drejtës humanitare", ka shtuar drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Keneth Roth.