Junker: Vlerësimi i Obamas ndaj Rusisë ishte një gabim i madh
(last modified Mon, 28 Nov 2016 13:13:53 GMT )
Nëntor 28, 2016 14:13 Europe/Tirane
  • Junker: Vlerësimi i Obamas ndaj Rusisë ishte një gabim i madh

Zhan Klaud Junker, kryetari i Komisionit Evropian, deklaroi se Barak Obama duke përshkruar Rusinë si një "fuqi rajonale", ka bërë një gabim të madh dhe Evropa në të kundërtën duhet të sillet me Rusinë si "Një identitet i madh dhe një popull me plotë krenari" dhe të mësojë shumë gjëra rreth Rusisë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Zhan Klaud Junker, kryetari i Komisionit Evropian,  në një intervistë me kanalin televiziv Euronews, ka thënë se BE ka një sipërfaqe 5.5 milion km katror në kohën kur Rusia ka një sipërfaqe 17.5 milionë metër katror. Prandaj Rusia duhet trajtuar si "Një identitet i madh dhe një popull me plotë krenari". Ai ka pohuar se BE në këtë periudhë ka pak informacione në lidhje me Rusinë dhe duhet të mëson shumë gjëra rreth saj.  Zhan Klaud Junker, kryetari i Komisionit Evropian, në vazhdim ka kritikuar Barak Obama, presidentin e Amerikës, i cili në vitin 2014 pati deklaruar se Rusia është një fuqi rajonale e cila nga dobësia dhe jo nga forca, kërcënon vendet fqinje të saj. Rusia nuk është një fuqi rajonale ashtu siç ka thënë Barak Obama dhe ky vlerësim i Obamas është një gabim i madh. Zhan Klaud Junker, kryetari i Komisionit Evropian theksoi: "Bashkimi Evropian nuk është i varur nga politika e jashtme e Amerikës. Uashingtoni mund të veprojë siç dëshiron, ndërsa edhe BE ka një varg interesash që i përkasin vetëm atij dhe duhet t'i administrojë ato. Natyrisht nuk është paraqitur akoma ndonjë argumentim për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, mirëpo BE kërkon kompromis me Moskën sepse duhet të kemi parasysh se pa Rusinë nuk ekziston kurrfarë arkitekture e sigurisë për Evropën",  tha ndër të tjera Zhan Klaud Junker, kryetari i Komisionit Evropian.

Tags