Arrestohen katër të dyshuar për terrorizëm në Spanjë
Nëntor 28, 2016 17:02 Europe/Tirane
Ministria e brendshme e Spanjës bëri të ditur se policia spanjolle ka arrestuar katër persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist ISIS.
Ky burim njoftoi se personat e arrestuar kanë pasur lidhje me refugjatët e dërguar nga ISIS dhe që kanë marrë pjesë në sulme terroriste në Paris. Këta katër persona kanë trafikuar pjesëtarët e ISIS të maskuar si refugjatë në ishullin Lesbos të Greqisë dhe më pas i kanë transferuar ata në Paris. Të arrestuarit kanë pasur lidhje edhe me dy persona të ISIS që janë arrestuar në Austri pak pas sulmeve të nëntorit 2015 në Paris.
Tags