Franca kërkon mbledhjen e KS të OKB rreth Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36838-franca_kërkon_mbledhjen_e_ks_të_okb_rreth_alepos
Franca ka kërkuar organizimin e një mbledhje urgjente të KS të OKB për shqyrtimin e katastrofës njerëzore në qytetin Alepo të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 29, 2016 10:13 Europe/Tirane
  • Franca kërkon mbledhjen e KS të OKB rreth Alepos

Franca ka kërkuar organizimin e një mbledhje urgjente të KS të OKB për shqyrtimin e katastrofës njerëzore në qytetin Alepo të Sirisë.

Gazeta franceze "Le Figaro" njoftoi se Jean-Marc Ayrault, ministri i punëve të jashtëm të Francës, në reagim ndaj katastrofës njerëzore në Alepo, ka kërkuar të organizohet një mbledhje e jashtëzakonshme në KS të OKB me qëllim shqyrtimin e situatës në qytetin Alepo të Sirisë dhe rrugët për dërgimin e ndihmave humanitare për banorët e këtij rajoni. Ministri i punëve të jashtme të Francës gjithashtu ka kërkuar ndërprerjen e luftimeve dhe krijimin e kushteve për dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare për banorët e qytetit Alepo të Sirisë. Vlen të theksohet se kjo kërkesë e Francës për organizimin e mbledhjes urgjente në KS të OKB për shqyrtimin e gjendjes humanitare në qytetin Alepo të Sirisë është paraqitur në kohën kur operacionet e suksesshme të ushtrisë së Sirisë për çlirimin e lagjeve të pushtuara nga terroristët në qytetin Alepo kanë filluar ditë më parë.