Rusia reagon ndaj sanksioneve të reja të Kanadasë
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka deklaruar se sanksionet e Kanadasë kundër Rusisë i vendosin në pikëpyetje marrëdhëniet mes të dy vendeve.
Agjencia Mehr e lajmeve njoftoi se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, të martën reagoi ndaj vendosjes së emrave të më shumë funksionarëve rus në listën e sanksioneve të Kanadasë dhe akuzoi këtë vend për veprime të papërgjegjshme të cilat vendosin në pikëpyetje bashkëpunimet mes të dy vendeve. Maria Zakharova shtoi se Qeveria e Kanadasë duke ndjekur Qeverinë e Amerikës, po vazhdon politikat e kundër Rusisë që një pjesë e tyre tashmë kanë dështuar. Vlen të theksohet se Qeveria e Kanadasë të hënën ka shtuar edhe 15 emra të tjerë të funksionarëve rusë në listën e sanksioneve të saj kundër Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë.