Kievi: Fluturimi i avionëve rusë mbi Krime, i rrezikshëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36982-kievi_fluturimi_i_avionëve_rusë_mbi_krime_i_rrezikshëm
Ukraina e cilësoi tepër të rrezikshëm fluturimin e avionëve rusë në hapësirën ajrore në rajonet jugperëndimore e në veçanti mbi Gadishullin e Krimesë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 30, 2016 20:33 Europe/Tirane
  • Kievi: Fluturimi i avionëve rusë mbi Krime, i rrezikshëm

Ukraina e cilësoi tepër të rrezikshëm fluturimin e avionëve rusë në hapësirën ajrore në rajonet jugperëndimore e në veçanti mbi Gadishullin e Krimesë.

Organizata e aviacionit e Ukrainës kritikoi fluturimin e avionëve luftarakë rusë mbi hapësirën ajrore të Krimesë dhe i kërkoi Moskës të ndalë këto veprime provokative. Duke reaguar ndaj këtij pretendimi, Organizata federale e aviacionit të Rusisë deklaroi se paralajmërimet e Ukrainës kanë vetëm motive politike, sepse fluturimet e  avionëve luftarakë rusë mbi Gadishullin e Krimesë bëhen në kuadër të një manovre ushtarake të forcave ruse që fillon nesër në rajonin Herson në afërsi të Krimesë.