Italia thekson mbështetjen ndaj Irakut në luftën me terrorizmin
Ministri i jashtëm i Italisë të mërkurën në një takim me ministrin e punëve të jashtme të Irakut, ka theksuar mbështetjen e vendit të tij ndaj Irakut në luftën kundër terrorizmit dhe në periudhën pas saj.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Paolo Gjentiloni, ministri i punëve të jashtme të Italisë, të mërkurën në takim me Ibrahim Xhafari që u zhvillua në Romë, deklaroi se Italia vazhdon mbështetjen ndaj Irakut dhe koalicionit amerikan kundër ISIS dhe kjo ndihmë përfshinë rindërtimin e digës së Mosulit, trajnimin e policisë lokale dhe pjesëmarrja në programet për rikthimin e stabilitetit dhe qetësisë në rajonet e çliruara nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Nga ana e tij, Ibrahim Xhafari, ministri i jashtëm i Irakut, deklaroi: "Shqyrtimi i zhvillimeve në Irak, operacionet për çlirimin e qytetit Mosul dhe struktura politike në fazën pas shkatërrimit të grupit terrorist ISIS, kanë qenë temat kryesore të bisedës me homologun tim italian. Fitorja në betejën e Mosulit do të jetë një fitore për të gjithë". Vlen të theksohet se forcat irakiane që nga 17 tetori 2016, kanë filluar operacionet për çlirimin e qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut nga pushtimi i terroristëve të ISIS dhe deri më tani kanë shënuar suksese të mëdha në këtë drejtim.