Arrestohet një bashkëpunëtor i BfV
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37063-arrestohet_një_bashkëpunëtor_i_bfv
Personi që është dashur të mbikqyrë skenën islamiste në Gjermani është radikalizuar edhe vet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2016 13:22 Europe/Tirane
  • Arrestohet një bashkëpunëtor i BfV

Personi që është dashur të mbikqyrë skenën islamiste në Gjermani është radikalizuar edhe vet.

Dyshohet se ka planifikuar edhe sulme. Zyra Federale për Mbrojtje Kushtetuese (BfV) po angazhohet me nguti të shpjegojë të gjitha informacionet për radikalizimin e një bashkëpunëtori të saj. “BfV po shqyrton sfondin e zbulimit të fundit dhe dëmet që kanë mundur të shkaktohen”, tha presidenti i BfV, Hans-Georg Maaßen në Berlin. Shërbimi ka zbuluar se një bashkëpunëtor ka spiunuar dhe ka bërë publike të dhënat sekret. Dyshohet se personi i zbuluar ka pasur lidhje me ekstremistët dhe terroristët. 51-vjeçari i dyshuar ka pasur një sjellje plotësisht normale dhe nuk ka rënë kurrë në sy. Ai është futur në shërbim në prill të vitit 2016 dhe ka kaluar të gjitha stërvitjet. Detyra e tij ka qenë të mbikëqyrë skenën islamike, por është zbuluar se me një identitet tjetër ka qenë edhe vet aktiv në rrjetet sociale, ku ka bërë publike edhe të dhëna sekrete. Ka spekulime dhe dyshime, por deri tani nuk ka ndonjë plan konkret për sulmet e përgatitur terroriste.