Kërkesa e OKB për Anglinë dhe Suedinë
(last modified Thu, 01 Dec 2016 19:56:29 GMT )
Dhjetor 01, 2016 20:56 Europe/Tirane
  • Kërkesa e OKB për Anglinë dhe Suedinë

OKB ka kërkuar anulimin e fletë-arrestit për themeluesin ueb sajtit 'Wikealeks". Sipas Russia Today, OKB ka deklaruar se Anglia dhe Suedia duhet të anulojnë fletë-arrestin e Julian Aseange, themelues i ueb sajtit 'Wikealeks".

OKB ka shtuar se përpjekjet e Anglisë për ndryshimin e qëndrimit të kësaj organizate nuk do të kenë efekt. Më parë, OKB përmes një deklarate kishte kërkuar nga Anglia dhe Suedia që të respektojnë të drejtat civile të Asange. Kryeprokurorja suedeze ka mbërritur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, për të marrë në pyetje themeluesin e “Wikileaks”, Julian Assange, në lidhje me akuzat për përdhunim me të cilat përballet në Suedi. Edhe pse ai e mohon të ketë përdhunuar një grua suedeze në vitin 2010, kryeprokurorja ka mbërritur për të dëgjuar deklaratat e tij me ndërmjetësimin e një prokurori ekuadorian, i cili do t’ia drejtojë pyetjet Assange. Themeluesi i “Wikileaks” fitoi të drejtën e azilit nga Ekuadori dhe strehohet në ambasadën e këtij shteti në Britani që prej 4 vitesh, duke iu frikësuar ekstradimit të mundshëm në Suedi, apo edhe në Shtetet e Bashkuara. Assange nga ana e tij thotë se akti seksual mes dy personave në fjalë ka qenë konsensual dhe beson se akuza e ngritur ndaj tij është e motivuar politikisht.

 

Tags