Arrestohen 5 trafikantë që dërgonin armë për terroristët
Forcat e sigurisë së Libanit kanë arrestuar 5 persona në lartësitë Ersal, në afërsi të kufirit me Sirinë.
Personat e arrestuar janë pjesëtarët të grupit terrorist ISIS dhe trafikonin armë për grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra në Siri. Nga ana tjetër, një ekip i Bashkimit Evropian ekspertësh të armëve janë duke hetuar lidhjet midis rezervave ushtarake të Sllovenisë dhe municionit të gjetur tek terroristët e ISIS në Siri, Irak si dhe në Libi. Një grup i ngarkuar nga Brukseli tha se është duke hetuar të gjitha furnizimet e mundshme. Në një raport të publikuar së fundi nga Conflict Armament Research, CAR, thuhet se raketat anti-tank të gjetur në Libi, kuti me predha mortajash të zbuluara në Irak dhe një raketë e gjetur në Siri mund të kenë shkuar rezervat e ushtrisë sllovene. Megjithatë, municionet besohet të kenë kaluar nëpërmjet rrugëve të tjera në Lindjen e Mesme, çka do të thotë se me shumë gjasë Sllovenia nuk është drejtpërdrejt përgjegjëse. Armatimet janë prodhuar në periudhën e Jugosllavisë dhe si rezultat, pajisja me numra lot identikë, mund të jenë magazinuar nga një prej 7 shteteve të Jugosllavisë. Deri më sot, megjithatë, vetëm Sllovenia ka pranuar se ka pasur municione në përputhje me numrat e gjetur. Ministria e Mbrojtjes në Lubjanë ka pranuar se një raketë anti-tank në Libi dhe predha mortajash në Irak kanë të njëjtë numrat lot me armatimet e rezervave të saj ushtarake.