4 milionë nënshkrime për zgjedhjen e Klinton në vend të Trump
(last modified Sat, 03 Dec 2016 06:37:02 GMT )
Dhjetor 03, 2016 07:37 Europe/Tirane
  • 4 milionë nënshkrime për zgjedhjen e Klinton në vend të Trump

4.7 milionë qytetarë të Amerikës kanë nënshkruar një peticion në faqen informative "Change.org" dhe kanë kërkuar nga Kolegji Elektoral për zgjedhjen e presidentit të Amerikës që në vend të Donald Trump, të përkrahin Hillari Klinton, kandidaten demokrate në zgjedhjet presidenciale të Amerikës dhe duke votuar Klinton, ta zgjedhin atë për presidente të Amerikës.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se ky peticion është përgatitur me iniciativën e Daniel Berzenov, profesor i Universitetit të Kalifornisë dhe ka filluar të nënshkruhet që nga 10 nëntori. Vlen të theksohet se votat qytetare të fituara nga Klinton në zgjedhjet presidenciale të Amerikës janë 2.5 milionë më shumë se sa votat qytetare të fituara nga Donald Trump. Nëse të gjithë anëtarët e Kolegjit Elektoral do të votojnë sipas dëshirës së shtetit të tyre, atëherë Donald Trump bëhet president i Amerikës, mirëpo anëtarët e 14 shteteve në Kolegjin Elektoral mund të votojnë për Klintonin pa u përballur me kurrfarë ndëshkimi ligjor. Përkrahësit e Klinton thonë se duke marrë parasysh faktin se kandidatja e tyre ka fituar më shumë vota qytetare, ajo duhet të bëhet presidente e Amerikës.

Tags