Kina ankohet për telefonatën e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37372-kina_ankohet_për_telefonatën_e_trump
Ministria e Jashtme kineze ka paraqitur një ankesë drejtuar autoriteteve amerikane pas bisedës telefonike mes presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe presidentes taivaneze Tsai.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2016 17:16 Europe/Tirane
  • Kina ankohet për telefonatën e Trump

Ministria e Jashtme kineze ka paraqitur një ankesë drejtuar autoriteteve amerikane pas bisedës telefonike mes presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe presidentes taivaneze Tsai.

Ekipi tranzicional i Trump tha se ai dhe presidentja Tsai Ing-wen vunë në dukje “lidhjet e ngushta ekonomike, politike dhe të sigurisë” në bisedën e tyre telefonike. Sipas agjensisë shtetërore të lajmeve Xinhua, Kina ka nxitur Shtetet e Bashkuara të “trajtojnë me kujdes çështjen e Taivanit për të shmangur shqetësime të panevojshme në marrëdhëniet mes dy vendeve”. Më herët, ministri i jashtëm kinez Wang Yi, e quajti telefonatën një “marifet të ulët” nga ana e Taivanit. Trump u përgjigj me anë të Twitter-it se zonja Tsai e kishte telefonuar për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet amerikane. Ekipi e tij tha gjithashtu se edhe Trump kishte përgëzuar zonjën Tsai, e cila mori detyrën e presidentes janarin e kaluar. Por, është e pazakontë që një president amerikan të flasë drejtpërsëdrejti me një udhëheqës taivanez.