Seul: Demonstratë masive kundër presidentes
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37375-seul_demonstratë_masive_kundër_presidentes
Për të gjashtën javë me radhë, qindra e mijëra koreano jugor kanë dal në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e presidentes së vendit, Park Geun-Hye.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2016 17:18 Europe/Tirane
  • Seul: Demonstratë masive kundër presidentes

Për të gjashtën javë me radhë, qindra e mijëra koreano jugor kanë dal në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e presidentes së vendit, Park Geun-Hye.

Policia vlerëson se rreth 320 mijë njerëz kanë marrë pjesë në protestën ku janë ndezur qirinj në Seul më 3 dhjetor. Organizatorët e protestës thonë se në fakt ishin 1.6 milionë pjesëmarrës në demonstratë. Edhe në qytete të tjera të Koresë së Jugut janë zhvilluar protesta të mëdha, përfshirë edhe atë me 40 mijë pjesëmarrës në qytetin juglindor, Daegu. Po sot, deputetët e opozitës e kanë propozuar një mocion për nxjerrje para gjyqit të lideres, mocion ky që parlamenti do ta votojë më 9 dhjetor. Nëse kjo masë miratohet, atëherë procesi në fjalë mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.