Përfundon takimi i gjashtë "Zemra e Azisë"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37447-përfundon_takimi_i_gjashtë_zemra_e_azisë
Takimi i gjashtë "Zemra e Azisë" me temë Afganistanin u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 30 vendeve anëtare dhe të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale në qytetin Amritsar të shtetit Panxhab të Indisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2016 13:31 Europe/Tirane
  • Përfundon takimi i gjashtë

Takimi i gjashtë "Zemra e Azisë" me temë Afganistanin u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 30 vendeve anëtare dhe të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale në qytetin Amritsar të shtetit Panxhab të Indisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë takim janë diskutuar rrugët për zgjerimin e bashkëpunimeve dhe për të ndihmuar zgjidhjen e çështjeve dhe përmirësimin e situatës së sigurisë së Afganistanit. Narandra Mudi, kryeministri i Indisë, Ashraf Ghani, presidenti i Afganistanit dhe gjithashtu Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit kanë mbajtur fjalimet e tyre në këtë takim. 14 vende anëtare të konferencës "Zemra e Azisë" janë Republika Islamike e Iranit, Afganistani, Pakistani, Kina, Rusia, India, Republika e Azerbajxhanit, Kazakistani, Kirkizistani, Taxhikistani, Turkmenistani, Turqia, Arabia Saudite dhe EBA. Konferenca e parë e quajtur "Zemra e Azisë" u zhvillua në nivel të ministrave të punëve të jashtme në vitin 2011 në Stamboll të Turqisë.