Moska: Anglia nuk ka ndihmuar aspak popullin sirian
Ministria e mbrojtjes e Rusisë duke reaguar ndaj kritikave të Anglisë në lidhje me karvanin me ndihma humanitare, ka thënë se Londra deri më tani nuk ka dhënë për popullin sirian asnjë gram miell ose as edhe një mbulesë.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, duke cituar kanalin televiziv Russia Today, Ministria ruse e mbrojtjes duke reaguar ndaj kritikave të Anglisë në lidhje me karvanin me ndihma humanitare në qytetin e rrethuar Alepo, duke ju drejtuar autoriteteve angleze, ka thënë se Londra deri më tani nuk ka dhënë për popullin sirian asnjë gram miell ose as edhe një mbulesë. Deklaratat e fundit të zëdhënësit të kryeministres angleze kundër Rusisë, kanë ngjallur reagimin e Rusisë. Zëdhënësi i Tereza Mej kishte deklaruar se Rusia është pengesë e dërgimit të ndihmave humanitare dhe ushqimore për banorët e qytetit të rrethuar të Alepos. Rusia ka kritikuar edhe Kombet e Bashkuara që nuk ka ofruar ndihma humanitare në zonat e qytetit sirian, Alepo që tani janë nën kontrollin e forcave qeveritare. Ushtria ruse ka qenë që ka ofruar ushqime, ndihma mjekësore dhe furnizime të tjera për 90 mijë banorët e lagjeve që janë marrë nga forcat ruse dhe pro qeveritare nga rebelët gjatë fundjavës. Ankesa ndaj OKB-së është bërë nga zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Major Gjeneral, Igor Konashenkov më 2 dhjetor.