Gjermania paralajmëron për arrestimet kolektive në Turqi
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka deklaruar se Berlinit nuk mund të mbyllë sytë ndaj arrestimeve kolektive në Turqi.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Frank Walter Shtainmaier, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, të dielën në Athinë ka thënë se gjatë vizitës së tij të fundit në Turqi ka deklaruar në mënyrë të qartë këtë çështje se Berlini nuk mund të mbyll sytë ndaj arrestimeve kolektive që përfshinë gati të gjitha shtresat e shoqërisë së Turqisë dhe të shikojë në një mënyrë tjetër këtë çështje. Shtainmaier shtoi se shpresën që marrëveshja e Lozanës të mos shndërrohet në një marrëveshje politike, për arsye se të gjithë e dinë se çfarë do të ndodhë nëse e vënë në pikëpyetje çështjen e kufijve. Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë në lidhje me Greqinë gjithashtu tha se aktualisht ky vend po përballet me krizë ekonomike dhe financiare, prandaj Evropa ka mendim të unifikuar se Greqia ndodhet në një gjendje të veçantë, ndërsa tani kur është paraqitur çështje e largimit të Anglisë nga BE, Berlini është i sigurt se Greqia është dhe do të jetë një prej vendeve që përkrah Bashkimin Evropian.